2006-11-10 18:14:32

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Leonin e madh, Papë.


(10.11.2006 RV)“Duhet t'i ngjasosh Bariut të Mirë, i cili shkon ta kërkojë delen e humbur dhe e sjell rishtas në grigjë, duke e mbartur përmbi shpatulla. Kështu duhet të veprosh me ata që kanë dredhuar rrugë, duke hyrë në shtigje të verbëra, të cilat i çojnë larg së vërtetës. Duhet t'i rifitosh për Zotin përmes lutjeve të kishës së tij".
Papa Leoni ia shkruante këtë letër Timoteut, ipeshkvit të Aleksandrisë, më 8 gusht të vitit 460 - një vit para se të vdiste - duke i dhënë këshilla që janë pasqyrë e vetë jetës së tij e duke treguar se ishte bari që nuk i dënonte delet rebele, por i kthente në vath me dashuri e vendosmëri. Mendimi tij përmblidhet në këto dy fragmente themelore: "Edhe atëhere kur duhet të qortosh, mos e humb kurrë dashurinë” e sidomos, “mos harro se Krishti është gjithçka për ne, me Të mund t'i arrijmë të gjitha”.
Nuk është e rastit që Leoni i Madh, Papë e doktor i Kishës, përballoi Atilën, kryetarin e Hunëve, për të cilët shkruhej se ku vinin këmbën, nuk mbinte më bari, duke e bindur - i armatosur vetëm me kryqin papnor - të mos marshonte mbi Romën dhe të tërhiqej përtej Danubit. Ky Takim i vitit 452 pranë lumit Minçio mbetet edhe sot e kësaj dite një nga misteret e mëdha në historinë e Kishës.
  







All the contents on this site are copyrighted ©.