2006-11-10 18:14:21

Prania e gjallë e Kishës në indin shoqëror, posaçërisht ndërmjet emigrantëve, është ilaçi më i mirë për t’ia prerë hovin përhapjes së sekteve fetare.


(10.11.2006 RV)Rreth kësaj teme u fol në dy takime paralele, organizuar nga Karitasi e nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane.
Të reflektohet e t’u jepen udhëzime operative Kishave lokale mbi fenomenin, gjithnjë më të përhapur, të lëvizjeve të ndryshme fetare, që vërehen ndërmjet emigrantëve: ky ishte qëllimi i seminarit që u mbajt dje, përmes një videokonference, njëkohësisht në Romë e në Bolonjë. Është takimi i dytë mbi këtë temë, pas një takimi të mbajtur në Veronë në majin e kaluar.
Në kontekstin e këtyre veprimtarive, kujtojmë se se sot në Itali janë të pranishme 700 lëvizje alternative e më se 100 sekte, shumë nga të cilat, të importuara nga jashtë. Ndërmjet grupeve më aktive, dallohen dëshmitarët e Jehovait, evangjelikët, adventistët dhe pentekostalët. Kërkuam mendimin e imzot Luigji Negrit, ipeshkëv i San Marino-Montefeltres, mbi sfidat përballë të cilave e vë ky realitet Kishën katolike e mbi përgjigjen që duhet të japë, përballë përhapjes së këtyre fenomeneve.
Përgjigje: - Ka vetëm një përgjigje: që Kisha të rifillojë të jetë prani e gjallë e ta jetojë misionin e vet. E në këtë mision përfshihet edhe dialogu me njerëzit që kërkojnë përvoja të reja fetare, thjeshtë për të provuar emocione të reja, ose sepse ndjehen të braktisur e kanë nevojë ta mbushin zbraztësinë që u krijon përjashtimi nga radhët e shoqërisë ku jetojnë. Karakteristike kjo sidomos për emigrantët. E theksoj: dialog me njerëzit, jo me sektet e me ideologjinë që përfaqësojnë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.