2006-11-10 18:13:32

Në audiencë tek Benedikti XVI presidenti i Republikës së Qipros.


(10.11.2005 RV)Gjendja aktuale e Republikës së Qipros, parë në dritën e ngjarjeve ndërkombëtare të kohëve të fundit dhe situata në të cilën jetojnë bashkësitë kristiane e katolike në vend, ishin argumentet kryesore që u prekën në audiencën e Benediktit XVI me presidentin e Republikës qipriote, Tasos Papadhopullos, që zgjati njëzet minuta. Sipas një note të Sallës vatikanase të Shtypit, u shkëmbyen informacione dhe opinione rreth gjendjes aktuale të Qipros dhe perspektivave për të ardhmen, parë edhe në dritën e impenjimit të bashkësisë ndërkombëtare. Vëmendje e posaçme – vijon komunikata – iu kushtua kushteve në të cilat jetojnë e punojnë bashkësitë e ndryshme të krishtera të ishullit, që gëzojnë liri të plotë për praktimin e fesë, gjë për të cilën Papa shprehu kënaqësinë e tij.
Temë tjetër në dialogun ndërmjet Papës e presidentit qipriot, ishte edhe ajo e integrimit të kontinentit evropian e, posaçërisht, e dialogut ndërmjet kulturave e feve, që ndihmon në afrimin ndërmjet tyre. Nuk mungoi – përfundon nota – edhe kujtimi i aspekteve të situatës ndërkombëtare e, në mënyrë të veçantë, ai i mikpritjes së refugjatëve nga Republika e Qipros gjatë konfliktit të fundit në Liban. Si përfundoi bisedimet me Papën, presidenti qipriot u takua me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.