2006-11-09 18:11:40

Të punohet për zgjidhjen e përhershme në favor të refugjatëve dhe të pastrehëve brenda shteteve: këtë kërkon imzot Migliore, Vëzhgues i përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara


(9.11.2006 RV)Të punohet për një zgjidhje afatgjatë në favor të refugjatëve dhe të shpërngulurve brënda vendeve të tyre: këtë theksoi kryeipeshkvi Çelestino Migliore, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Nju Jorkut, duke folur në Pallatin e Qelqit mbi Raportin e Komisariatit të Lartë për Refugjatët.
Një zgjidhje e tillë – tha prelati duke shpjeguar se vitet e fundit është zhvilluar një sistem ligjor, që i përgjigjet këtij problemi të ndërlikuar – nuk do të ketë ndikim vetëm mbi ta, por mbi të gjithë familjen njerëzore.Në vijim imzot Miliore vlerësoi impenjimin e Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët dhe të shpërngulurit e brëndshëm, të cilëve u jep ndihmë e mbrojtje. Për fat të mirë – vijoi vëzhguesi i Vatikanit – disa konflikte kanë përfunduar, gjë që u krijon njerëzve mundësitë të kthehen në vendet e tyre. Por kjo mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet agjensive që merren me ndihmën dhe rindërtimin pas konflikteve - nënvizoi prelati - e në përfundim uroi që refugjatëve të kthyer, t’u mbrohet siguria e dinjiteti dhe të ndihmohen për rindërtimin e infrastrukturave lokale shoqërore dhe ekonomike.







All the contents on this site are copyrighted ©.