2006-11-09 18:34:31

Shkodër: përkujtohet Mesha e parë e pas-diktaturës.


(09.11.06 RV)RealAudioMP3 Në muajin nëntor vëmendja e besimtarëve të krishterë përqendrohet në mënyrë të posaçma ndaj kujtimit të të dashurve që kanë vdekur dhe lutja për shëlbimin e shpirtit të tyre bëhët gjithnjë e më e fuqishme dhe e gjallë.
Muaji nëntor, pra na kujton se barka e jetës, në vdekje, nuk është e caktuar të dërmohet e të shpërbëht mbi shkëmbinj, por ndërmerr një lundrim të ri drejt bregut tjetër, të përjetshëm në Zotin. Perëndimi i qetë i ekzistencës sonë tokësore nuk përfundon në një natë të pambarim, por në një tjetër agim, atë të “një dite të vetme në të cilën nuk do të ketë më as natë por mbrëmja do të kthehet të shkelqejë përsëri plotë dritë”, sikur pati thënë Zakaria profet (14,7).
I shprehm këto mendime për t’u njoftuar me 9-të ditëshin e kremtimit të Meshës ndër varreza të Rrëmajit në Shkodër në këto ditë të para të nëntorit. Pra mbi këte dhe përkujtimin e 4 nëntorit, datës së kremtimit të Meshës së parë pas komunizmit që shënoi edhe rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri, pas diktaturës së egër ateiste e komuniste. Më hollësisht nga Shkodra na njofton Jolanda Baba…….


Nga Shkodra kalojmë në Durrës, nga ku Matish Gjeluci na njofton mbi kremtimin e Ditës botërore misionare në Bashkësinë katolike të Durrësit dhe kushtet e para të jetës rregulltare dhënë nga një misionar i ri italian në Kongregatën e Etërve Jozefinë. Më hollësisht të njdekim shërbimin … 3:06”








All the contents on this site are copyrighted ©.