2006-11-09 18:29:39

Kosova: Pavarësi edhe nëse OKB-ja thotë "jo"


(09.11.06 RV)RealAudioMP3 Kosova mund të shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Pas emisionit të djeshëm në një televizion kosovar, ku Ekipi i Unitetit u shpreh për një Kosovë të pavarur me çdo kusht, lajmi konfirmohet sot edhe nga kryeministri Agim Ceku. Mënyra më e mirë për njohjen e pavarësisë së Kosovës është një rezolutë të Këshillit të Sigurimit, por e pranueshme është edhe shpallja e pavarësisë nga Kuvendi, tha Çeku pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker.
Ndërkaq, nesër në Vjenë, kryenegociatori për statusin Marti Ahtisari takohet me anëtarët e Grupit të Kontaktit. Nga takimi gjithsesi, nuk pritet ndonjë gjë e veçantë. Të dëgjojmë Rabije Ibrajn nga Prishtina….








All the contents on this site are copyrighted ©.