2006-11-08 18:47:29

Integrimi evropian: Turqia kujdes Qipron, Shqipëria kujdes zgjedhjet.


(08.11.06 RV)Në Bruksel paraqitet raporti mbi përparimet e Turqisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Evropa ka nevojë për një Turqi të qëndrueshme, demokratike e gjithnjë e më të zhvilluar, në paqe me fqinjët, në rrugë të pakthyeshme drejt modernizimit dhe adoptimit të vlerave evropiane”: kështu deklaroi sot presidenti i Komisionit Evropian Hosè Manuel Durao Barroso. Evropa i kërkon Turqisë që të plotësojë detyrimet e saj e të vazhdojë reformat. Barroso u ndal posaçërisht mbi çështjen e Qipros, mallrat e së cilës ndalohen të hyjnë në Turqi, pavarësisht nga nënshkrimi i protokollit të Ankarasë. Presidenti i Komisionit e bëri të qartë se rekomandimet që do t’i bëjë Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet në dhjetor, do të jenë negative, nëse Turqia nuk e zgjidh problemin.

Po nga Brukseli, Komisari evropian për zgjerimin, Olli Rehn, duke paraqitur gjendjen e vendeve aspirante për integrimin në Bashkimin Evropian, foli edhe për Shqipërinë. Aktualisht ka konflikte ndërmjet qeverisë dhe opozitës, të cilat duhen zgjidhur para se të shkohen në zgjedhje. Këto të fundit janë gur prove për të gjykuar kulturën demokratike të arritur në Shqipëri në kuadrin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.