2006-11-08 18:01:00

Duke iu drejtuar të rinjve të mitingut ndërfetar të Asizit, Papa tha: lutja ka fuqi ta ndërtojë paqen në botë.


(8.11.2006 RV)Takimi i Asizit tregon sa e fuqishme është lutja për ndërtimin e paqes në botë: këtë u tha Benedikti XVI të rinjve pjesëmarrës në mitingun ndërfetar të Asizit, të cilët i përshëndeti në Sheshin e Shën Pjetrit, në përfundim të audiencës së përgjithshme.
“Lutja e vërtetë – tha Ati i Shenjtë – i shndërron zemrat, i bën të hapen për dialogun, mirëkuptimin e pajtimin, i shemb muret e ndërtuara nga dhuna, nga urrejtja e nga hakmarrja”.
Më pas Ati i Shenjt, uroi që të rinjtë:
“…të kthehen në bashkësitë e tyre rregulltare si dëshmitarë të shpirtit të Asizit, si lajmëtarë të vërtetë të paqes, që është dhuratë e hirit të Hyjit e shenjë e gjallë e shpresës për botën tonë”. 







All the contents on this site are copyrighted ©.