2006-11-07 16:48:48

Zgjedhjet amerikane provë për presidentin Bush


(07.11.06 RV) Amerika ka hapur kutitë e votimit për zgjedhjet e mesit të mandatit, të cilat konsiderohen gur prove për presidentin Xhorxh Bush. Do të rizgjidhen 435 anëtarët e Dhomës së Deputetëve, 33 nga 100 senatorët dhe guvernatorët e 36 shteteve ndër 50. Vetë Xhorxh Bush, sëbashku me të shoqen, kanë votuar në Krouford të Teksasit e tani po presin rezultatet në Uashington. Nesër në orën 6 të mëngjesit, sipas orës evropiane, do të mbyllen kutitë e fundit të votimit. Fushata zgjedhore është mbyllur me thirrjen e Bushit për të votuar republikanët, në mënyrë që të mos dobësohet një vend si SHBA, i impenjuar në Irak e në luftën globale kundër terrorizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.