2006-11-07 17:50:15

U vranë në Mozambik një jezuit brazilian dhe një misionare laike portugeze.


(7.11.2006 RV)Dje në Mozambik u vranë Atë Valdir dos Santos, jezuit brazilian, 69 vjeç dhe portugezja Idalina Neto Gomez, 30 vjeçe, vullnetare e shoqatës “Laikët për zhvillimin”.
Vrasja ndodhi gjatë sulmit të disa njerëzve të armatosur, akoma të paidentifikuar, për të grabitur misionin jezuit të Angones, në provincën e Tetes. Njoftimin e dha Shoqëria e Jezuitëve përmes një note, në të cilën njoftohet se gjatë sulmit mbeten të plagosur edhe Atë Mario de Almeida, portugez, 37 vjeç dhe fratel Hosè Araujo de Andrade, mozambikan, 76 vjeç. Pas kësaj ngjarjeje, grupi i grabitësve u largua me makinën e bashkësisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.