U vranë në Mozambik një jezuit brazilian dhe një misionare laike portugeze.
(7.11.2006 RV)Dje në Mozambik u vranë Atë Valdir dos Santos, jezuit brazilian,
69 vjeç dhe portugezja Idalina Neto Gomez, 30 vjeçe, vullnetare e shoqatës “Laikët
për zhvillimin”. Vrasja ndodhi gjatë sulmit të disa njerëzve të armatosur, akoma
të paidentifikuar, për të grabitur misionin jezuit të Angones, në provincën e Tetes.
Njoftimin e dha Shoqëria e Jezuitëve përmes një note, në të cilën njoftohet se gjatë
sulmit mbeten të plagosur edhe Atë Mario de Almeida, portugez, 37 vjeç dhe fratel
Hosè Araujo de Andrade, mozambikan, 76 vjeç. Pas kësaj ngjarjeje, grupi i grabitësve
u largua me makinën e bashkësisë.