2006-11-07 16:28:04

Prishtina ndërpret bisedimet e Vjenës me Beogradin.


(07.11.06 RV)Autoritetet e Prishtinës vendosën të ndërpresin bisedimet e drejtpërdrejta me autoritetet e Beogradit, bisedime që po zhvillohen në Vjenë të Austrisë. Sipas zëdhënsit të ekipit kosovar, Skënder Hyseni, vazhdimi i këtyre bisedimeve është i padobishëm. Prishtina do të presë 10 nëntorin, datë në të cilën kryenegociatori ndërkombëtar Marti Ahtisari do të paraqesë propozimin e tij për statusin dhe më pas do të vendosë për hapat e mëtejshme.

Ministri britanik për Evropën, Xhefri Hun nuk do të vizitojë Beogradin gjatë turneut të tij në Ballkan. Sipas deklaratës së ambasadës britanike në Beograd, Hun mendon se nuk është akoma koha për një vizitë të tillë. Ndërkaq, ai do të shkojë në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Përsa i përket statusit të Kosovës, Hun është shprehur në favor të një zgjidhjeje të pranueshme për qytetarët e vendit, të tillë që ta ruajë shoqërinë shumëetnike dhe të rrisë sigurinë në rajon.







All the contents on this site are copyrighted ©.