2006-11-07 17:49:54

Mbështetje e re e Selisë së Shenjtë në fushatën ndërkombëtare të vaksinimit të fëmijëve në vende të varfëra


(7.11.2006 RV) Papa blen obligacionin e parë ‘IFFIM’ për fushatën e vaksinimit që do të shpëtojë 10 milion njerëz në vendet e varfëra. Benedikti XVI, përmes kardinalit Renato Rafale Martino, kryetar i Këshillit Papnor ‘Drejtësi e paqe’, bleu sot në Londër njërin nga obligacionet e para të International financing facility for immunisation, për fushatën e vaksinimeve ndër vendet në rrugë zhvillimi. Është fjala për një projekt në të cilin aderojnë 8 shtete; Mbretëria e Bashkuar, organizatore e nismës, Franca, Italia, Spanja, Suedia, Norvegjia, Brazili dhe Jugu i Afrikës. Në saje të nismës, brënda vitit 2015 duhet të shpëtojnë 10 milion njerëz, ndër të cilët 5 milion fëmijë, në 72 vende të ndryshme të botës. IFFIM është një mekanizëm inovativ financiar, që jep një ndihmesë të madhe për fuqizimin e sistemeve shëndetësore të vendeve të varfëra. Obligacionet, të garantuara nga vendet pjesëmarrëse, mund t’i blejë kushdo.







All the contents on this site are copyrighted ©.