2006-11-07 16:39:55

Klima katastrofike nëse nuk reduktohen gazet e efektit serë.


(07.11.06) Ndërhyrjet në favor të ambientit janë tashmë urgjente. Ky është thelbi i diskutimeve që kanë filluar në Nairobi të Kenias, ku dje u hap Konferenca vjetore e OKB-së mbi ndryshimet klimaterike. Marrin pjesë 6 mijë delegatë nga 189 vende të botës. Është në lojë e ardhmja e botës, pasi nëse nuk reduktohen gazet që shkaktojnë efektin serë në planet, klima mund të ndryshojë rrënjësisht, aq sa të sjellë vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike për mbarë njerëzimin. Protokolli i Kiotos për ambientin parashikon reduktimin e këtyre gazrave me 5%, por vende si SHBA, të cilat të vetme prodhojnë një të tretën e gazrave, nuk janë dakord me këtë objektiv.







All the contents on this site are copyrighted ©.