2006-11-07 16:35:24

Greqia jep nënshtetësinë për minoritarët që banojnë në Shqipëri.


(07.11.06 RV) Greqia u jep nënshtesi greke minoritarëve që banojnë në Shqipëri. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë greke dhe ka të bëjë me të gjithë ata që u është njohur i ashtuquajturi status i homogjenit. Gjithsej mund të arrijnë në 120 mijë vetë. Qeveria greke e bëri këtë hap, pas bisedimeve të shumta me qeverinë shqiptare.

Shqipëria ndalon pirjen e duhanit në ambientet publike. Duke ndjekur vazhdën e ligjeve evropiane, edhe Tirana azhurnohet duke ndaluar dje, me vendim të parlamentit, jo vetëm pirjen e duhanit në publik, por edhe shitjen e tij personave nën moshën 18 vjeç, tregtimin e duhanit në rrugë apo reklamimin e tij. Me zbatimin e ligjit duhet të merret policia bashkiake, por në komunat ku kjo polici përbëhet vetëm nga një person, duket se kjo është gati e pamundur.







All the contents on this site are copyrighted ©.