2006-11-06 12:02:17

Sot u shpall i Lum atë Mariano de la Mata Apariçio, meshtar agostinian, ‘mbrojtës i fëmijëve dhe i të varfërve’.


(5.11.2006 RV)RealAudioMP3 Sot në katedralen e Shën Palit në Brazil, Kardianli Hosè Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kryesoi Meshën solemne me ritin e lumnimit të Shërbëtorit të Zotit Mariano de la Mata Apariçio, spanjoll, meshtar i Urdhërit Agostinian, i njohur si mbrojtës i fëmijëve dhe i të varfërve.
I lumi i ri lindi në vitin 1905 në Spanjë. Në Urdhërin e Agostinianëve hyri në vitin 1921. Dhjetë vjet më vonë eprorët e nisën për në Brazil e pikërisht në San Paolo, ku jetoi më se 50 vjet, ditë-natë në shërbim të të varfërve. Vdiq në vitin 1983. Postulatori i Çështjes së Lumnimit të tij, Atë Fernando Rojo shprehet kështu për jetën e të Lumit të ri:
Përgjigje: - Jeta e tij e gjatë kaloi kryesisht në Brazil, sidomos në qytetin e Shën Palit. Ishte njeri përherë i gatshëm për t’u shërbyer të gjithëve: eprorëve, sivëllezërve, besimtarëve të famullisë, nxënësve e ish-nxënësve, njerëzve pa strehë, fëmijëve të rrugës, të sëmurëve, posaçërisht atyre që ishin në prag të vdekjes. Kryente shërbimin e infermierit kudo që kishte të sëmurë, e sidomos në shtëpinë e tij rregulltare.
Është model jete për gjithë besimtarët, të cilëve u kujton se njeriu mund të arrijë majat e heroizmit të krishterë edhe duke kryer detyrën e tij të përditshme.  







All the contents on this site are copyrighted ©.