2006-11-06 17:41:48

Sot Papa priti në audiencë presidentin hungarez, Lazlo Soliom.


(6.11.2006 RV)Presidenti hungarez, që sipas një komunikate të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - më pas u prit edhe nga sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, Kardinali Tarçizio Bertone - gjatë takimit me Benediktin XVI, foli për situatën në vend e posaçërisht për vlerat tradicionale morale dhe fetare në shoqërinë hungareze. U fol edhe për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Hungarisë dhe Selisë së Shenjtë mbi financimin e veprimtarive të shërbimit publik dhe shërbimeve të tjera tipike fetare, në fuqi që nga viti 1997 si dhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet Kishës e Shtetit. Pati edhe një shkëmbim opinionesh – përfundon nota – mbi temat e integrimit evropian dhe të rrënjëve të krishtera të Kontinentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.