2006-11-06 19:55:38

Shqipëria është në vendin e 111-të, sipas raportit mbi korrupsionin botuar nga Transparency International


(06.11.06 RV)Transparency International publikon raportin që u vë 163 shteteve notë, në bazë të korrupsionit. 15 shkallë më sipër se vitit i kaluar. Dp të ishte një përparim i dukshëm, sikur shkallët më shumë të mos e linin vendin gjithnjë në bisht, me një situatë që edhe organizata në fjalë e quan “problematike”.


Gazeta e perditshme shqiptare "Shekulli”, ne nje shkrim te dites se sotme, njofton se qeveria s’ka planifikuar asnjë fond, për t’u përdorur në raste emergjencash apo fatkeqësish. Të dhënat e detajuara të buxhetit të vitit 2007, të cilat janë bërë të ditura prej disa ditësh nga Ministria e Financave, tregojnë se në fondet nga buxheti i shtetit, për vitin që vjen nuk është ndarë asnjë shumë për emergjencat. Kështu, në detajimin e fondeve për Ministrinë e Brendshme, e cila ka si detyrë dhe përballimin e emergjencave, vihet re se në zërin “Emergjenca” shuma e financimit është zero. Kjo do të thotë që qeveria dhe banorët e zonave të ndryshme në Shqipëri, të cilët përballen shpesh me fatkeqësi natyrore, duhet të shpresojnë që gjatë 2007-ës të mos ndodhë asgjë, që t’i vendosë në pozita të vështira.







All the contents on this site are copyrighted ©.