2006-11-06 17:42:06

Lajme nga Kisha në botë:


(6.11.2005 RV)Një pishar i ndezur në shenjë harmonie ndërmjet feve të botës: dje në Asizi të rinjtë bashkuan flakën e tyre me atë të Pishtarit që digjet pa u shuar asnjëherë që në vitin 2002, kur Gjon Pali II, së bashku me shumë prijës fetarë, u lut për botën e tronditur pak dit, më parë nga tmerri i 11 shtatorit. Me këtë gjest simbolik filloi takimi i parë rinor, organizuar nga Këshilli Papnor për dialogun ndërfetar, në kujtim të ngjarjes që e shndërroi qytezën françeskane në ikonë të harmonisë ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme: ditës botërore të lutjes të tetorit 1986.
Njëzet vjet pas këtij takimi të paharrueshëm historik, kardinali Etçegarai, organizatori kryesor i takimit të 1986-tës, duke iu drejtuar të rinjve të feve të ndryshme, mbledhur dje në Asizi për ta përkujtuar takimin e madh të thirrur nga Gjon Pali II, theksoi se të rinjtë duhet ta përballojnë dialogun ndërfetar me pergjegjësi, në mënyrë krijuese e me bindje personale.
 
Dje u shpall i Lum atë Mariano de la Mata Apariçio, meshtar agostinian, ‘mbrojtës i fëmijëve dhe i të varfërve’.
Kremtimin me ritin e lumnimit, mbajtur në katedralen e Shën Palit në Brazil, e kryesoi kardianli Hosè Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.
I lumi i ri lindi në vitin 1905 në Spanjë. Në Urdhërin e Agostinianëve hyri në vitin 1921. Dhjetë vjet më vonë eprorët e nisën për në Brazil e pikërisht në San Paolo, ku jetoi më se 50 vjet, ditë-natë në shërbim të të varfërve. Vdiq në vitin 1983.

 
Dialogu ndërmjet të krishterëve dhe islamikëve, roli i laikëve në bashkësitë e krishtera dhe drama e emigrantëve që vijnë nga zona Subsahariane, ishin temat kryesore që prekën ipeshkvijtë e Veriut të Afrikës, mbledhur pak ditë më parë në Tuniz
Ipeshkvijtë vunë theksin mbi formimin e njerëzve, për ta përballuar problemin e vështirë të vazhdimësisë të pranisë së krishterë në vendet ku nuk ka veprimtari baritore të drejtpëdrejta. Prelatët folën edhe për dialogun ndërmjet të krishterëve e islamikëve e sidomos për rolin e laikëve, të cilët po i ndihmojnë konkretisht meshtarët e murgeshat në punën e tyre të vështirë ndër bashkësitë e vogla të krishtera.







All the contents on this site are copyrighted ©.