2006-11-03 20:10:05

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 31-të B-të:I tërë Ungjilli gjendet në një fjalë të vetme:duajë!


(04.11.06. RV) RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 31 gjatë vitit, ciklit të dytë, sipas kalendarit kishtar.
Këtë javë, liturgjia e Fjalës Hyjnore e së dielës na sjell në qendër e në thelb të besojmës ( fesë) sonë të krishterë: na sjell te dashuria që gjendet dhe pasqyrohet në dy urdhërimet kryesore e themelore: ta duash Zotin me gjithë zemër e të afërmin tënd porsi vetveten. Në këtë përmbledhen e përfshihen të gjitha urdhërimet e rregulloret.
Jezusi tashmë gjendet në Jerusalem dhe është afër mundimeve e vdekjes së vet. Turma e popullit e ka rrethuar e nga mesi i turmës dëgjohet një pyetje e një skribi, që ishte njeri i drejtë e me zemër të pastër. “Cili është urdhëri më i madh prej të gjitha urdhërimeve?”. Një pyetje kjo që nuk është retorike, as dashakeqe nëse mendojmë se 10 urdhërimeve, për të garantuar zbatimin e përpiktë të Ligjit, iu paten shtuar edhe 613 norma tjera.
Jezusi përgjigj jo duke shtuar ndonjë urdhër të tij, por duke u kthyer tek urdhëri i parë dhe urdhëri i dytë i të njëjtit Ligj: Duaje Zotin e duaje të afèrmin. Me shembullin e jetës së vet dhe me mësimin e tij, Jezusi e shtrijnë, e zgjeron këtë dashuri edhe ndaj armiqëve, sikur na njofton Ungjilli i Mateut (Mt 5,38). Sot edhe Kisha dhe secili prej nesh, duhet të duajë ashtu sikur duan, dashuron Jezusi, mirëpo ne jemi të vetëdijshëm se vetëm me forcat tona njerëzore kjo gjë nuk është e mundshme; pra na nevojitet po i njëjti hir Hyjnor i Krishtit, dhurata e Shpirtit Shenjtë.
Cili është ma i pari urdhër prej të gjitha urdhërimeve? Duaje me gjithë… me gjithë…..me gjithë.. Tri herë Jezusi e përsërit thirrjen në tërësi, në plotësi, në të pamunduren. Përsërit fjalë të vjetëra e të njohura, por shton se urdhëri është një dhe i dyfishtë: duaje Zotin tënd e duaje të afërmin tënd sikur vetveten. Nuk e kundërvën Zotin e të afërmin, mos e heq, mos e përjashto një dashuri në emër të një dashurie tjetër ( shën Agostini).
E tërë e ardhmja jonë është në një folje ( fjalë): Ti duajë. Një folje në të ardhmen, jo një urdhërim, jo një detyrim, sepse është një nismë që nuk përfundon kurrë. Sepse do të zgjasë aq sa do të zgjasë koha. Sepse është projekt, dhe projekt i vetëm. Jo një obligim, por një domosdoshmëri për të jetuar. E në qendër të krishterimit është vëndosur ajo çka është qendra e jetës. Të mod duash është sikur të vdesësh.
Cka duhet të bëj, o Zot, që të mund të jetojë? Ti duajë. Skribi pyet për një urdhër, e Jezusi për gjigjet me dy, por propozon tri objekte dashurie dhe zemrën e projekton një tri drejtime: duaje Zotin tënd, duaje të afërmin tënd, sikur e do vetveten. Urdhëri i tretë harrohet gjithmonë. Sepse nëse nuk e do vetveten nuk do të jesh i aftë ta duash askënd, do të dijsh vetëm të pretendosh e të kesh, të ikësh apo të shkelësh, pa gëzim as mirënjohje. Duaje veten, sikur gjurmë të Zotit, si indë të mrekullueshëm, si talent për t’u shumëzuar, si djal i dëshirit.
Ta duash Zotin me gjithë zemër nuk do të thotë ta duash vetëm Atë, por ta duash pa masë, ta duash pa kufi, pa mediokritet. E në njëjtën mënyrë do të duash me gjithë zemër mikun tënd, familjarët tu, pa llogaritje, pa mashtrime, ashtu sikur na mëson vet Mësuesi e Shëlbuesi ynë, Jezu Krishti.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.