Mohimi i Zotit e çon njeriun drejt ankthit e dëshpërimit: kështu foli sot Papa Benedikti
XVI gjatë vizitës në Universitetin Papnor Gregorian në Romë. Ati i Shenjtë nënvizoi
se për të qenë konstruktiv, dialogu ndërmjet feve duhet të evitojë çdo ambiguitet.
Gjithashtu, Papa falenderoi jezuitët, që drejtojnë ateneun që prej 4 shekujsh, duke
i bërë një shërbim të madh Kishës Universale.
Nesër paradite Benedikti XVI
do të kremtojë në Vatikan, meshën për shpirt të kardinjave e të ipeshkvijve të vdekur
gjatë vitit.
Letër e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio
Bertone drejtuar pjesëmarrësve të javës shoqërore që po zhvillohet në Toledo të Spanjës.
Bashkësia ndërkombëtare të punojë për rihapjen e negociatave ndërmjet
izraelitëve e palestinezëve, në mënyrë që të arrihet në formimin e dy shteteve. Ndërhyrja
e Vëzhguesit të përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë OKB-së, imzot Celestino Miliore
në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.
Kryeministri
i Kosovës Agim Ceku në Malin e Zi u shpreh për pavarësinë e Kosovës, me praninë e
ndërkombëtarëve, foli për refugjatët dhe i kërkoi Podgoricës të hapë një zyrë diplomatike
në Prishtinë.
Ministri i jashtëm rus diskuton për çështjen kosovare me
homologët e tij të Bashkimit Evropian.
U lirua në Afganistan fotoreporteri
italian i mbajtur peng që prej një muaji.
Kalendari kishtar përkujton sot shën
Pio Kampidelin. Ndërsa duke shfletuar kalendari historik kombëtar përkujtojmë dom
Ndre Zadejën në 115-vjetorin e lindjes