2006-10-30 20:48:19

Në botë 854 milionë persona vuajnë nga uria. Raporti i FAO-së është alarmues për gjendjen e pasigurisë Ushqimore në botë.


(30.10.06 RV) Programi Ushqimor Botëror është i detyruar të pranojë se objektivi i mijëvjeçarit, që parashikonte përgjysmimin e urisë në botë brenda vitit 2015, nuk do të arrihet.
Në një konferencë shtypi sot paradite në Romë, organizuar për paraqitjen e raportit mbi gjendjen e pasigurisë ushqimore në botë, drejtori Zhak Diëf, me tone të ashpra, nënvizoi se shtetet nuk i kanë mbajtur premtimet e bëra 10 vjet më parë, prandaj numri i personave të uritur në botë ka mbetur pak a shumë i njëjtë. Rreth 815 milion vetë vuajnë nga uria në Azinë juglindore, në Afrikën subsahariane dhe në Amerikën Latine. E të mendohet se për ta ndryshuar këtë situatë do të mjaftonte vetëm 0,7% e Prodhimit të Brendshëm Brut të vendeve të zhvilluara. Por nevojitet edhe që vendet në zhvillim të ndërmarrin programe të vlefshme për bujqësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.