2006-10-30 17:28:02

Bamirësia është në vetë natyrën e Kishës: këtë nënvizoi Benedikti XVI në audiencën me shoqatat ‘Pro Petri Sede’ dhe ‘Etrennes Pontificales’.


(30.10.2006 RV)Në audiencën me përfaqësuesit e dy shoqatave, të cilat çdo vit mbledhin fonde për veprat e solidaritetit të Atit të Shenjtë, Papa, duke cituar një nga fragmentet e rëndësishme të Encilikës së Tij “Zoti është dashuri”, nënvizoi ndërmjet tjerash se për Kishën, bamirësia nuk është veprimtari asistence shoqërore, që mund të realizohet edhe nga të tjerët, por i përket vetë natyrës së saj, është shprehje e thelbit të saj, prandaj Kisha nuk mund të heqë dorë nga bamirësia. Më pas ripohoi se detyrat kryesore të Kishës janë kumtimi i fjalës së Zotit, mbarështimi i sakramenteve dhe vënia në jetë e dashurisë së Krishtit përmes veprave konkrete të bamirësisë. Së fundi Papa i falënderoi dy shoqatat për solidaritetin e tyre, shenjë e qartë e lidhjes së ngushtë me Selinë Apostolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.