2006-10-28 17:21:00

Shenjtorët e javës së ardhshme sipas Kalendarit kishtar:


(29.10.2006 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXX të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe Shën Feliçianin, martir i Kartagjenës.
Nesër, e hënë, do të kremtojë festën e Shën Gjermanit, ipeshkëv i Kapuas, që na kujton se vërtetë i lum është vetëm ai që ecën në dritën e Zotit.
Festa e Shën Alfons Rodriguez, i cili do të kremtohet të martën, na kujton se Mbretëria e Zotit nuk i ngjet organizmave që rregullojnë jetën tonë tokësore. Mbretëria e Zotit është si fara e vogël e si tharmi që, ndonëse nuk duket, e tharë gjithë brumin. E tillë është edhe forca e dashurisë ndërmjet njerëzve.
Të mërkurën Kisha katolike do të kremtojë Gjithë Shenjtorët, ndërsa të Enjten, gjithë besimtarët e vdekur
Në festën e Shën Martinit de Porres, rregulltar dominikan dhe Shën Silvies, nënës së Shën Gregorit të madh, të premten e ardhshme, liturgjia na kujton sa të mëdha janë veprat e Zotit e na fton t’i kundrojmë në jetën tonë të përditshme.
Të shtunën do të kremtohet festa e Shën Karl Borromeos, kryeipeshkëv i Milanos
e kardinal dhe e Shenjtorëve Vitali e Agrikola, martirë bolonjezë. Na kujtojnë se Krishti, duke i këshilluar nxënësit e vet të ulen në vendin e fundit, nuk i mëson t’i llogaritin mirë pasojat e sjelljeve të tyre, por dëshiron t’u prijë në rrugën e përvujtërisë, që është rruga kryesore për ata që duan ta ndjekin Mësuesin.







All the contents on this site are copyrighted ©.