2006-10-27 16:35:43

Papa priti kryeministrin e Timorit Lindor, Hosé Ramos-Horta.


(27.10.2006 RV)Sot paradite Ati i Shenjtë priti në audiencë kryeministrin e Timorit Lindor, Hosé Ramos-Horta. Timori Lindor, ish-koloni portugeze, së bashku me Filipinet, janë të vetmet vende me shumicë katolike në Kontinentin aziatik. Më 2002 Timori Lindor fitoi pavarësinë pas pushtimit nga Indonezia, që zgjati njëzet vjet. Është një nga vendet më të varfëra të botës dhe aktualisht po kalon një periudhë në të cilën ndjehet mungesa e stabilitetit politik. Dje u rihap aeroporti i kryeqytetit Dili, pas dy ditë ndeshjesh ndërmjet fraksioneve të forcave të armatosura. Ramos –Horta, Çmim Nobel për Paqen më 1996, i emëruar kryeministër në korrikun e kaluar, pas dorëheqjes së kryeministrit mysliman Alkatiri, ka pohuar disa herë se Kisha katolike mund t’i japë popullsisë së Timorit Lindor një ndihmesë vendimtare për të dalë nga kriza.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.