2006-10-25 18:41:18

Ja argumentet kryesore të programit të 25 tetorit


„Zoti është i të gjithëve: Jezusi i ofron shpëtimin të gjithëve pa dallim“. Ky është mesazhi i shpresës që Benedikti XVI ka dashur ia besoi sot mëse 40 mijë besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për audiencë e përgjithshme. Katekizmin e sotëm, Papa ia kushtoi figurës së Shën Palit, apostull.

Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së OKB-së në Gjenevë, imzot Silvano Tomasi flet mbi reformat dhe sfidat e mëdha që duhet t’i përballojë OKB-ja. Kujtojmë se më 1 janarin e ardhshëm do të fillojë detyrën sekretari i ri i përgjithshëm, jugkoreani Ban Ki-Moon.

Pishtari Agostinian i dialogut ka mbërrijë sot nga Tagasta në Tunìz, Kartagjenën e vjetër, ku shën Agostini ka studiuar e, si ipeshkëv në Iponë ka luajtur rolin kryesore në pajtimin ndërmjet katolikëve e donatistëve duke rivendosur paqen e bashkimin e Kishës në Afrikën e Veriut.

Kanë filluar sot në Romë punimet tri ditore të Kongresit botëror të Organizatës Botërore të Ushqimit mbi‚ vlerësimin e komunikimit në favor të zhvillimit’, në të cilin marrin pjesë 500 delegatë, ekspertë e përfaqësues të politikës e të shoqërisë civile të 155 Vendeve të botës.

Imigrantët janë një mundësi e madhe për zhvillimin e Vendit: kështu pohoi Karitasi Italian gjatë paraqitjes sot në Romë të raportit të16-të mbi imigrantët, fenomen në rritje e sipër. Sipas këtij raporti brenda 10 vjetësh në Itali parashikohet të jenë 6 milion imgrantësh, dmth 10% e popullsisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.