2006-10-25 16:56:51

Imzot Tomazi uron të demokratizohet Këshilli i Sigurimit i OKB-së.


(25.10.2006 RV)U kremtua dje në mbarë botën Dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara. Ishte një rast i përshtatshëm për të vënë theksin mbi sfidat që duhet të përballojë OKB-ja si dhe për shpresat që kanë të bëjnë me reformat e organizatës. E kjo edhe në përspektivë të fillimit të detyrës të sekretarit të ri të përgjithshëm, jugkoreanit Ban Ki-Moon. Të dëgjojmë reflektimin e imzot Silvano Tomazit, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë zyrës së OKB-së në Gjenevë:
Përgjigje: - Shpresohet shumë që ndërrimi i udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara ta shpejtojë procesin e reformimit të kësaj makine vigane burokratike. Hapi i parë u bë me reformimin e Këshillit për të drejtat e njeriut, në veprimtarinë e të cilit, edhe pas një viti, vërehen disa mnagësi që ndoshta duhet të ndreqen. Është pastaj problemi themelor, që ka të bëjë me Këshillin e Sigurimit. E kjo sepse atje zhvillohen betejat më të forta e më të ashpra, prandaj duhet që në këtë strukturë të ketë një pjesëmarrje më të gjërë e më reale e t’i jepet më shumë zë Asamblesë së përgjithshme, duke ndjekur rrugën e risimit e të modernizimit.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.