2006-10-24 17:27:18

Shqipëria në vendin e 80-të në listën e "Reporterëve pa kufi" për lirinë e shtypit.


(24.10.06 RV) U publikua sot Raporti i pestë Botëror i organizatës “Reporterë pa kufij” për lirinë e shtypit. Shqipëria renditet në vendin e 80-të. Është vendi i fundit i shteteve perëndimore, 18 pikë më poshtë se vitin e kaluar kur Tirana zinte vendin e 62-të. Të gjitha vendet e tjera të rajonit janë renditur sipër: Kosova në vendin e 70-të, Maqedonia dhe Serbia në vendin e 45-të, në përmirësim të dukshëm Bosnjë-Hercegovina në vendin e 19-të, Greqia në vendin e 32-të. Në vend të parë renditen Finlanda, Irlanda dhe Islanda.

Forumi rinor i eurosocialistëve ka protestuar sot para parlamentit në Tiranë, duke kërkuar hapjen e dosjeve të sigurimit për funksionarët e lartë që janë aktualisht në pushtet. Në parrullat me tullumbace të të rinjve, lidhur në kangjellat e Kuvendit, shkruheshin pseudonimet e përdorura nga bashkëpunëtorët e sigurimit.
Është diskutuar mëse një herë se dosjet janë manipuluar dhe shumë prej tyre janë zhdukur, në fillim të viteve ’90. Gjithashtu, shpesh të pandehurve u është vënë në gojë ajo që nuk kanë thënë në të vërtetë, por akoma mund të gjenden emrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe dëmet që ata u kanë sjellë personave të gjykuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.