2006-10-24 18:04:57

OKB-ja u përgjigjet sfidave të çarmatimit. Intervistë me de Misturën.


(24.10.06 RV) Bie sot dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për çarmatimin. “Të bashkohemi për të përballuar me sukses kërcënimet globale”: ky ishte mesazhi i sekretarit të përgjithshëm Kofi Annan për këtë datë, në të cilën OKB-ja reflekton mbi rolin e saj në botë. SHBA, por edhe shtete të tjera e kanë akuzuar shpesh Pallatin e Qelqit se nuk është në gjendje t’u bëjë ballë sfidave të kohës, si terrorizmi apo luftrat. OKB-ja nuk është gati të ndërhyjë aty ku nuk pret puna. Nuk është i të njëjtit mendim, i dërguari i sekretarit të përgjithshëm dhe drejtori i shkollës së studimeve të Kombeve të Bashkuara në Torino, Stafan de Mistura:
Në këtë kuptim, OKB-ja shpesh nuk ka falimentuar e kur ka falimetuar është kthyer gjithnjë në plan të parë, pa u lënë mënjanë. Shembull: isha në Kosovë, kur kuptuam se OKB-ja nuk u pyet e, ajo që ndodhi në Kosovë në fillim nuk u bë në kuadrin e Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi, më pas çdo gjë u rregullua. Edhe në Irak, OKB-ja u anashkalua, por gjithsesi u bë më pas e nevojshme dhe e pazëvendësueshme si organizëm ndërkombëtar, për të organizuar, për shembull tani, konferencën ndërkombëtare e rindërtimin e Irakut. Si përfundim, OKB-ja nuk është e mund të mos jetë kurrë e përkryer, por këtë kemi në dorë. Është sidomos një ideal që duhet çuar përpara.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.