Mos e harroni dhuratën e çmuar të mësimeve të Gjon Palit II: kështu u shpreh Benedikti
XVI në audiencën me Fondacionin Gjon Pali II.
(23.10.2006 RV)Sot, duke pritur anëtarët e Fondacionit ‘Gjon Pali II’ në 25
vjetorin e themelimit, Benedikti XVI foli për misterin e shenjtërisë së Papës Vojtila. Anëtarët
e Fondacionit ‘Gjon Pali II’, që impenjohet prej 25 vjetësh për të mbajtur gjallë
kujtimin e Papës Vojtila, duke mbledhur në një arkiv të plotë të gjitha shkrimet e
tij, komentet e shtypit mbi mësimin e tij si dhe veprat e tij letrare, kryesoheshin
nga kryeipeshkvi i Krakovisë, kardinali Stanislao Dgjivish. Gjatë takimit, Benedikti
kujtoi se ky impenjim nuk është thjesht veprimtari arkivistike, por tashmë i përket
misterit të shenjtërisë së Papës Vojtila: “Gjon Pali II, filozof e teolog, bari
i madh i Kishës, na ka lënë një pasuri të vërtetë shkrimesh e gjestetsh, që shprehin
dëshirën e tij për ta përhapur Ungjillin e Krishtit në botë, duke përdorur metodat
që tregon Koncili II i Vatikanit e duke skicuar vijat e jetës së Kishës në mijëvjeçarin
e ri. Këto dhurata të çmuara nuk mund të harrohen”.