2006-10-20 18:34:36

“Karitasi do të vazhdojë punën e vet në favor të popullsisë së Koresë Veriore.


(20.10.06 RV) “Karitasi do të vazhdojë punën e vet në favor të popullsisë së Koresë Veriore, sepse karitas do të thotë dashuri të pakushtëzuar”: këtë ka vendosur udhëheqja e Karitasit Ndërkombëtar, mbledhur këtyre ditëve në Romë për të vendosur se çfarë duhet bërë në Vendin aziatik, pas provës bërthamore të 9 tetorit të kaluar.


E në planin politik, Koreja e Veriut nuk do të kryejë provën e dytë bërthamore, por amerika inziston për aplikimin e menjëhershëm të sanksioneve . Kështu ka pohuar lideri i këtij Kim Yong, pak pas takimit me sekretarin e Shtetit amerikan, Condoleezza Rice dhe ministrin e Jashtëm kinez, Li Zhaoxing. Prova bërthamore e Koresë së Veriut – tha përgjegjësi i diplomacisë amerikane, ka qenë një provokim serioz e përfaqëson një kërcënim për stabilitetin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë për paqen e sigurinë në Azinë lindore







All the contents on this site are copyrighted ©.