2006-10-19 17:40:46

Nesër do të paraqitet mesazhi i Vatikanit për përfundimin e Ramazanit: intervistë me kardinalin Pupard.


(19.10.2006 RV) Më 20 tetor, në sallën e Shtypit të Selisë së Shenjë ne një konferencë shtypi u paraqit mesazhi me rastin e përfundimit të Ramazanit. Kardinali Pol Pupard, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar dhe i Këshillit Papnor të kulturës, flet për këtë dokument të shumpritur në mikrofonin e radios sonë:
Përgjigje: - Mund të themi se do të përqëndrohet nesër vëmendja mbi mesazhin me temë: “Të krishterët e myslimanët në dialog besimplotë për të përballuar së bashku sfidat e botës sonë”. Ky mesazh është akt nderimi nga ana e Selisë së Shenjtë, nga ana e Kishës, që përsëritet çdo vit në përfundim të Ramazanit, dmth të muajit të agjërimit. Mesazhi, si zakonisht, frymëzohet nga Deklarata konciliare ‘Nostra Aetate’ dhe ripohon në çastin aktual po atë nderim e atë vullnet për të vijuar dialogun dhe për t’i përballuar së bashku sfidat e botës sonë. Kujtojmë edhe se ky është mesazhi i 40-të i urimit drejtuar myslimanëve në përfundim të Ramazanit.

Pyetje: - Në një letër të hapur drejtuar Benediktit XVI, 38 prijës shpirtëror dhe teologë islamikë i kanë mirëpritur shpjegimet e Papës për leksionin e Regensburgut: mund të themi, pra, se dialogu rifillon….
Përgjigje: - Jo “rifillon’, sepse dialogu nuk ka reshtur kurrë. Mund të themi se zhurma mediatike vë gjithnjë theksin mbi zërat që nuk përkojnë, në vend që të theksojë sintoninë e simfoninë e zërave. Në të vërtetë simfonia nuk mungon e unë marr çdo ditë mesazhe nga vende të ndryshme të botës, që përkojnë në kërkesën për vijimin e dialogut, duke e përqëndruar pikërisht në pikën thelbësore të fjalimit të Papës në Regensburg, dmth, në lidhjen e fesë me arsyen!







All the contents on this site are copyrighted ©.