2006-10-18 16:21:59

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Pompeda.


(18.10.2006 RV) Mbrëmë në Romë ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare, kardinali Françesko Pompeda, prefekt i Gjykatës së lartë të Senjaturës Apostolike nga viti 1999 deri në vitin 2004. Papa shprehu ngushëllimet e tij përmes një telegrami drejtuar imzot Sebastiano Sanguinetit, administrator apostolik i Ozierit, në të cilin e kujton të ndjerin si jurist të shquar dhe bashkëpunëtor të zellshëm të Selisë së Shenjtë. E do të jetë vetë Shenjtëria e Tij që do të kryesojë salikimet e kardinalit të ndjerë në Bazilikën e Vatikanit të premten, më 20 tetor, duke nisur nga ora 17.







All the contents on this site are copyrighted ©.