2006-10-18 17:49:06

18 tetor 1685 botohet “Ceta e profetëve” – “Cuenus Prophetarum de Cristo Salvatore Mundi, vepër e imzot Pjetër Bogdatit


(18.10.06. RV)RealAudioMP3 Duke shlfetuar kalendarin historik më 18 tetor përkujtojmë përvjetorin e botimit të kryeveprës së ipeshkëvit shqiptar imzot Pjetër Bogdanit “Ceta e profetëve” – “Cuenus Prophetarum de Cristo Salvatore Mundi”. Kjo vepër teologjike e ipeshkvit shqiptar imzot Bogdanit, shkruar për të ndihmuar besimtarët e krishterë shqiptarë për thellimin e njohjes të të vërtetave të Fesë së Krishterë e në mënyrë të posaçme të figurës së Shëlbuesit të botës, Jezu Krishtit, cilësohet edhe si libri i parë i prozës origjinale shqipe dhe mbetet një nga monumentet e teologjisë shqipe, të kulturës e posaçërisht të gjuhës e letrave shqipe. Vepra “Ceta e profetëve” është botuar më 18 tetor 1685 në Padovë të Italisë dhe ka pasur edhe dy ribotime më 1691 e 1702.







All the contents on this site are copyrighted ©.