2006-10-13 18:18:53

Sekretari i Shtetit të Selisë së Shejtë, kardinali Tarçizio Bertone priti sot paradite në Vatikan Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kolë Berishën.


(13.10.06. RV) Në takimin e përzemërt Kryetari i Parlamentit të Kosovës e njoftoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit me gjendjen aktuale në Kosovë, mbi çështjen e negociatave me Serbinë dhe Bashkësinë Ndërkombëtare mbi zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.
Po kështu kreyparlamentari Kolë Berisha kërkoi mbështetjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën në këtë periudhë kaq vendimtare për të gjithë qytetarët kosovarë duke vlerësuar ndihmesën e Bashkësive fetare të Kosovës për stabilitetin e vendit e kultivimin e bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve dge etnive.
Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kard. Bertone pohoi se vatikani përcjell nga afër dhe më vëmendje gjendjen në Kosovë dhe ecurinë e negociatave dhe uroi që zgjedhja e statusit të Kosovës të arrihet më mirëkuptim e në respektimin e të drejtave themelore njerëzore, shoqërore, etnike e fetare për të gjithë qytetarët që përbëjnë shoqërinë kosovare. Më tej, Kard, Bertone siguroi Kryetarin e Parlamentin Kolë Berisha, se Kisha katolike në Kosovë do të japë ndihmesën e saj të pakursyer për përforcimin e paqes e të dialogut ndërmjet feve dhe kultivimin e vlerave qytetare në mbështetje e ndërtim të një shoqërie të re e demokratike.







All the contents on this site are copyrighted ©.