(12.10.06. RV) Alarmi vjen nga një raport i UNICEF-it mbi dhunën e ushtruar
ndaj fëmijëve. Problemi ndihet më shumë brenda mureve të shtëpisë, se sa në shkolla
apo gjetiu. Sipas intervistave të kryera nga UNICEF-i, rreth 44% e fëmijëve kanë deklaruar
se u ka dalë gjak nga dhuna e ushtruar, ndërsa 13% ka humbur ndjenjat.