2006-10-12 17:33:59

Britmës së njerëzimit për drejtësi e paqe i kushtohen dy ditë reflektimesh në Vatikan.


(12.10.2006 RV) Pranë Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes në Vatikan, filluan sot paradite dy ditë reflektimesh për t’iu përgjigjur britmës së njerëzimit për drejtësi shoqërore, paqe dhe integritet të krijimit. Në një telegram dërguar pjesëmarrësve – rreth shtatëdhjetë studiues, specialistë, rregulltarë e rregulltare nga institute e vende të ndryshme – sekretari i ri i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, u përcolli përshëndetjen e Atit të Shenjtë, i cili uron që takimi të nxisë kundrimin gjithnjë më të thellë të ikonës së Krishtit, Princit të paqes, duke i dhënë një shtytje të re impenjimit fisnik për promovimin e vlerave universale të drejtësisë e të solidaritetit, pa harruar kurrë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.