2006-10-11 16:05:14

Imzot Çelestino Miliore kërkon në OKB impenjim të vendosur për të financuar zhvillimin e vendeve të varfëra.


(11. 10. 2006 RV)Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë pranë OKB-së e theksoi këtë, duke folur gjatë punimeve të sesionit të 61-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të bashkuara, që vijon punimet në Pallatin e Qelqit në Nju Jork. Prelati vuri në dukje sfidën vendimtare të luftës kundër të gjitha formave të korrupsionit dhe nevojën për t’i vënë në jetë të gjitha marrëveshjet që kanë për qëllim t’i rrisin burimet financiare të brëndshme të vendeve në rrugë zhvillimi. Prelati theksoi edhe se borxhi i jashtëm mbetet shqetësues dhe vë në krizë shumë ekonomi, ndonëse nismat për shlyerjen e tij nuk mungojnë. Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë kërkoi përsëri krijimin e një sistemi financiar e tregtar të drejtë, të hapur e të aftë për të mbështeur zhvillimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.