2006-10-09 17:16:27

Përfundoi asambleja plenare e Këshillit të Konferencave të Evropës, e cila për herë të parë u mblodh në Shën Pietroburg, në Rusi.


(9.10.2006 RV)Në përfundim të asamblesë, gjatë së cilës u bënë hapa përpara në rrugën ekumenike, u zgjodh presidenca e re, që do ta drejtojë Këshillin e Konferencave të Evropës në pesëvjeçarin e ardhshëm. Kryetar i organizmit u zgjodh Primati i Hungarisë, kardinali Peter Erdo. Të 34 kryetarët e Konferencave ipeshkvnore evropiane theksuan njëzëri se sfida kryesore për pesë vjetët e ardhshme është ajo e përballimit të shekullarizimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.