2006-10-09 17:07:20

Duke shfletuar kalendarin e 9 tetorit, Kisha katolike përkujtoi Shën Gjon Leonardin.


(9.10.2006 RV)RealAudioMP3 Shenjti u kujtua si rrëfyes shenjt, si themelues i Kongregatës së Klerikëve Rregulltarë të Nënës së Zotit dhe i Propaganda Fides - sot Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve, si njeri që kreu veprimtari të jashtzakonshme ungjillëzuese dhe që bëri shumë mrekulli.
Lindi në Dieçimo të Toskanës në Itali më 1541 në një familje fshatare. Si kreu mësimet e para, shkoi në Lukë për të vijuar studimet për farmacist. Këtu nisi të afrohet me grupin "Colombini" nën drejtimin e etërve dominikanë. U bind se duhet ta linte barnatoren, për t'iu kushtuar studimeve të filozofisë e të teologjisë. Kjo rrugë e re do ta çonte në elter në moshë të pjekur: u shugurua meshtar kur i kishte mbushur 32 vjetët.
Vdiq në Romë më 1609 e u varros në kishën e Shën Mërisë në Kampitel. Më 1623, 14 vjet pas vdekjes, filloi në Lukë, me autorizimin e papës Gregori XV, procesi i shenjtërimit të tij. U shpall shenjt nga papa Piu XI më 17 prill 1938.







All the contents on this site are copyrighted ©.