2006-10-07 12:19:25

Mikel Markiano në 146 vjetorin e ditëlindjes.


(8.10.2006 RV)Më 8 tetor 1860 lindi Mikel Markianoi, historian i letërsisë, folklorist dhe përkthyes i njohur arbëresh, autor i veprave "Koloni arbëreshe të Italisë"; "Shqipëria dhe vepra e Jeronim de Radës" si dhe i mjaft studimeve folklorike.
Historiani i letërsisë, folkloristi dhe përkthyesi i njohur arbëresh, Mikel Markianò, emri i të cilit lidhet me poetin e madh De Rada, të cilit i kushtoi veprën "Shqipëria dhe vepra e Jeronim De Radës". lindi si sot 146 vjet më parë në fshatin Maki të Kalabrisë.
Markiano, i lidhur ngushtë me traditën arbëreshe, studioi në Napoli, u diplomua në letërsi dhe punoi si profesor i gjuhëve klasike. Studioi e botoi shumë, si në italisht, ashtu edhe në arbërisht. Kujtojmë përmbledhjen e tij të pasur "Këngë popullore arbëreshe të kolonive të Italisë" (1908); "Këngë popullore të Kapitanatës dhe të Molises" (1912); "Kolonitë shqiptare të Italisë dhe letërsia e tyre" (1913); "Burimi i përrallës greke dhe lidhjet e saj me përrallat orientale" si dhe përmbledhjen që paraqet shumë interes sa për pëmbajtjen e saj, aq edhe për vlerat studimore lidhur me zanafillën e krishtërimit në Shqipëri : "Poezi kishtare shqipe" - me tekste këngësh e vargje të vjetra popullore kishtare, sjellur në Kalabri nga dheu mëmë.











All the contents on this site are copyrighted ©.