2006-10-07 16:23:46

Jetëshkrim i shkurtër i Shkëlqesisë së Tij, zotit Rrok Logu, ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë.


(29.9.2006 RV)Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Shkëlqesia e Tij, zoti Rrok Logu, lindi më 23 gusht të vitit 1962. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Më 1987 u diplomua në inxhinieri elektrike pranë Universitetit të Tiranës dhe në vijim kreu detyrën e inxhinierit elektronik pranë centralit elektrik të Komanit (1987-1992). Më pas qe kryeinxhinier në ndërrmarrjen elektrike në Shkodër (1992-1994), asistent për menaxhimin në Programin ECHO të Karitasit italian në Shqipëri (1994-1998), drejtor i programit të ndërtimit të Karitasit shqiptar (1999-2001); drejtor teknik i Karitasit sviceran për rindërtimin e Spitalit të Lezhës (2002-2004), profesor i inxhinierisë elektrike pranë Politeknikumit të Tiranës (2004-2006). Ka qenë edhe këshilltar i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit për marrëdhëniet me institucionet shtetërore dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për Kultet (2004-2006).
Është autor i disa studimeve mbi sistemet e energjisë elektrike. Flet anglisht, frëngjisht dhe italisht.








All the contents on this site are copyrighted ©.