2006-10-06 18:17:56

Përshëndetja e Papës drejtuar, ipeshkvijve evropianë mbledhur për herë të parë në Shën Pietroburg, në Rusi.


(6.10.2006 RV)Asambleja e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës mbahet për herë të parë në Rusi e pikërisht në Shën Pietroburg. Ndërmjet temave, në qendër të punimeve, janë gjendja e Kishës katolike në Rusi, ekumenizmi, dialogu ndërfetar, roli i të krishterëve në Evropë.
Në mesazhin papnor urohet që ky takim të inkurajojë Kishën katolike në Rusi për të dhënë dëshminë dhe kontributin e vet për të mirën e përgjithshme. Papa thekson edhe se nuk mund të ketë progres në veprimtarinë për ungjillëzimin e ri, pa bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet konfesioneve të ndryshme të krishtera.
Ndërsa në këndvështrimin ekumenik, theksojmë se Patriku i Moskës, Aleksej II, i cili ka dërguar në Pietroburg një delegacion, shprehu kënaqësinë e tij që asambleja zhvillohet në Rusi dhe kërkoi më shumë bashkëpunim.








All the contents on this site are copyrighted ©.