OKB-ja mundohet te ndal provat berthamore te Korese veriorore e lajme tjera
(6.10.06. RV) Takim i dyfishtë ndërkombëtar sot në Londër dhe Nju Jork, ku
u shqyrtuan programet bërthamore në Iran e në Korenë e Veriut. Në Pallatin e Qelqit
të OKB-së në Nju Jork u fol mbi ambiciet atomike të qeverisë së Piong-jangut, e cila
mund të përdorë një minierë të braktisur në veri, në kufi me Kinën, për provën bërthamore.
Burime amerikane kanë deklaruar se prova bërthamore që ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare
mund të kryhet gjatë fundjavës. Ndërkaq, Ministrat e Jashtëm të 5 anëtarëve të
përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë kanë analizuar në Londër dosjen
e Teheranit. Është e pamundur të arrihet sot një marrëveshje pasi mungon sekretarja
amerikane e shtetit, Kondolica Rajs, së cilës iu desh të priste rregullimin e një
difekti në avionin e saj para se të nisej nga Iraku.
Përfundoi pra vizita e
papritur e Kondolica Rajs në Irak. Sot paradite ajo qe në Kurdistan, ku i nxiti kurdët
të bashkëpunojnë me shiitët dhe sunitët sidomos në çështjen e ndarjes së të ardhurave
që vijnë nga shtiblerja e naftës dhe e gazit. Komanda amerikane në Irak ka njoftuar
se dy ushtarë të SHBA kanë mbetur dje të vrarë në provincën e Al-Anbarit. Në Mosul,
është sulmuar kisha kaldee e Shpirtit të Shenjtë duke shkaktuar plagosjen e njërit
prej rojeve.
Për parandalimin e luftën kundër terrorizmit është arritur një
marrëveshje ndërmjet Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve mbi përdorimin e informacioneve
private në sektorin e transportit ajror. Është marrë në shqyrtim sidomos mundësia
që CIA dhe FBI të kontrollojnë të dhënat që japin udhëtarët kur presin biletën për
në SHBA.
“Zgjidhja e çështjes së Qipros është vendimtare për hyrjen e Turqisë
në Evropë”. Kështu deklaroi sot kancelarja gjermane Anxhela Merkel, e cila ndodhet
për vizitë në Stamboll. Ajo i kërkoi qeverisë së Ankarasë të përshpejtojë procesin
e normalizimit të ishullit. Pas pushtimit të ishullit më 1974, zona veriore është
vetëshpallur Republika turke e Qipros.
Në Hungari, kryeministri Ferenc Gjurçani
kërkoi sot zyrtarisht falje para zgjedhësve të cilët i ka gënjyer për t’u marrë votat.
Parlamenti i dha sërish votëbesimin atij dhe qeverisë së tij. Gjyrçani premtoi të
zbatojë me përpikmëri programin e tij ekonomik.
Segretari i ri i përgjithshëm
i OKB-së duket se do të jetë ministri i jashtëm i Koresë së Jugut, Ban Ki-Moon, i
cili ka fituar gjithnjë në votimet orientuese, i fundit prej të cilëve u zhvillua
dje. Gjithnjë dje, u tërhoqën tre kandidatë: presidentja e Letonisë, ish-ministri
afgan i Financave dhe ish-zv.ministri tajlandez. Mandati i sekretarit aktual, Kofi
Annan skadon në fund të vitit.
Një sëmundje e mistershme ka shkaktuar vdekjen
e së paku 27 personave në Panama. Nuk janë të qarta shkaqet e kësaj patologjie, e
cila kap veshkat dhe shkakton dëme neurologjike. 10 persona të tjerë, të cilët duket
se janë prekur nga e njëjta sëmundje, paraqesin të njëjtat simptoma me viktimat, si
ethe dhe paralizë të pjesshme.
Edhe Greqia, shteti më ortodoks i Bashkimit
Evropian vendos të lejojë ndërtimin e një xhamie, madje në kryeqytetin e saj Athinë,
madje me fondet e qeverisë. Xhamia do të kushtojë rreth 15 mijë euro e do të ndërtohet
brenda tri viteve të ardhshme. Në maj të këtij viti, rreth 10 mijë myslimanë që jetojnë
në vend kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë një vend kulti. Janë shtuar edhe
presionet e ambasadave të vendeve myslimane në këtë drejtim.
Partia Socialiste
e Shqipërisë ka deklaruar sot vendimin e saj te prere per të mos marrë pjesë ne zgjedhjet
lokale. Sipas selisë rozë, certifikatat aktuale manipulojne zgjedhjet dhe ky eshte
tashme nje plan i perseritur. Presidenti Moisiu u shpreh në Korçë se do të presë deri
më 15 nëntor që partitë politike të vendosin për datën e zgjedhjeve, më pas do të
veprojë vetë sipas Kushtetutës.