2006-10-03 20:43:33

Devijoheti aeroplani turk nisur nga Tirana per Stamboll: dorezohen rrembyesit ne Brindisi te Italise.


(03.10.06. RV) Në plan të parë çështja e rrembimit të një aeroplani të kompanisë Turke “Turkish Airlines” nisur nga Tirana për Stamboll pas dite sot në 16.40 e detyruar të ulej në Brindisi nga avionat ushtarak të Italisë. Mesazh për Papën Benedikti XVI nga dy turqit, të cilët rrëmbyen sot një aeroplani të kompanisë ajrore turke duke e detyruar të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali. Më se100 udhëtarët dhe ekuipazhi të gjithë janë mirë. Prej tyre shumica janë shqiptarë.
Mesazh për Papën Benedikti XVI nga dy persona që fillimisht dyshoheshin si terroristë e të cilët, sipas burimeve janë dorëzuar forcate të sigurimit. Ende nuk dihen motivet e devijimit të aeroplanit.
Avioni ndodhet aktualisht në Brindisi të Italisë ku është ulur në një pistë të veçantë, pas alarmit të dhënë nga Greqia, në hapësirën ajrore të së cilës ndodhi ndryshimi i destinacionit. Italia vuri në zbatim planin për sigurinë kombëtare në raste terrorizmi. Dy rrëmbyesit, të cilët nuk janë të armatosur, kanë një mesazh për Atin e Shenjtë. Sipas televizioneve turke, ata protestojnë kundër udhëtimit të Papës në Turqi. Gjithsesi ata deklarojnë se janë të gatshëm të dorëzohen dhe të lirojnë 107 udhëtarët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit. Një anëtarë i eukiupazhit ka zbirtur nga avioni e rrembyesit janë dorëzuar.
Vatikani ka përcjell nga afër ngjarjen e rrembimit të aeroplanit të komnpanisë turke dhe pret ende elemente të hollësishme mbi devijimin e aeroplanit që ka zbritur në Brindisi. Sipas zëvëndësit të Selisë së Shenjtë Atë Federino Lombardit përgatitjet për udhëtimin e Papës për në Turqi vijonë rregullisht edhe në këto çaste, pa kurrfarë pengese. Organizzatori i udhëtimeve papnore, doktor Alberto Gasparri, gjendet në Turqi për të programuar detajet e vizitës së Atit të Shenjtë Benediktit të XVI-të.

Rrembimi i aeroplanit të kompanisë Turke: Atë Lombardi, kurrfarë shtyrje të udhëtimit të Papës








All the contents on this site are copyrighted ©.