Sot në mëngjes është rihapur ura kryesore në Mitrovicë.
(28.9.06. RV) Autoritetet e kosovës rihapën sot urën kryesore të Mitrovicës.
Ura mbi lumin Ibër, që lidh dy anët e këtij qyteti, atë shqiptare dhe atë serbe u
mbyll dy herë gjatë muajit gusht për shkak të zënkave dhe përleshjeve ndërmjet shqiptarëve
dhe pakicës serbë.Para tri ditësh ura ishte hapur për trafikun civil, por në mbrëmje
ishte mbyllur për shkak të një incidenti. Dje polica e UNMIK ut dhe KFOR i kanë vendosur
që nga dita e sotme ura kryesore në Mitrovicë të hapet sërish për qarkullimin e komunikacionit
civil. Sipas një komunikate të policisë, ky vendim është marrë pas konsultimeve të
zhvilluara ndërmjet strukturave të sigurisë dhe liderëve lokal në Mitrovicë.