2006-09-28 17:54:57

Kardinali i Uashingtonit MekKerrik takoi Presidentin e Kosovës Sejdiu në Prishtinë.


(29.9.06. RV) Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, tha se populli shqiptarë do të përparojë me tolerancën kulturore dhe fetare që e shquan, pas takimit me kardinalin i Uashingtonit Teodor Mek Kerrik. Kardinali Mekerrik tha se Kosova dhe lidershipi i saj mund t'i kontribuojnë ardhmërisë së tërë njerëzimit. Presidenti Sejdiu takimin me kardinalin Mekerrik nga misioni katolik humanitar i SHBA-ve e vlerësoi si jashtëzakonisht të mirë, dhe poashtu e quajti mik të tij dhe të Kosovës, që gjithë energjinë e tij e ka përkushtuar krahas punës normale që bën në SHBA në ndihmë popullit të Kosovës dhe për këtë qasje tha se e falënderon. Sejdiu poashtu e falënderoi kishën katolike që e ka ndihmuar popullin e Kosovës në rrethana shumë të vështira, poashtu edhe për ndihmën që e ka dhënë edhe papa Gjon Pali i dytë dhe selia e shenjtë, si dhe aktualisht që po e jep papa Benedikti XVI. Presidenti Sejdiu tha se Kosova dhe populli shqiptar do të vazhdojnë të shkojnë përpara me kulturën tolerante që e ka, duke rrezatuar energji reale, që e dallon me rajonet tjera. Ndërsa, kardinali Mekerrik, tha se është gjithmonë i gëzuar kur vjen në Kosovë. Ai përkujtoi se kur ishte herën e fundit në Kosovës ishte pritur nga Presidenti Rugova. Ai tha se është në Kosovë për të dëshmuar përkrahjen dhe mbështetjen për popullin e Kosovës. "Ne jemi këtu për të ndihmuar të ardhmen e këtij vendi, për të ndihmuar të ardhmen e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, misioni ynë katolik humanitar, ndihmon edhe gjatë kohërave vështira edhe gjatë kohërave të mira, ne do të ndihmojnë aktualisht në situata të mira të cilat do të vijnë në të ardhmen", tha kardinali Mekerrik. Ai tha se kisha katolike dhe katolikët të cilët jetojnë këtu janë pjesë e të ardhmes së kombit tonë. "Ne kemi ardhur këtu me shpresa të mëdha. Ky është një moment shumë specifik për këtë komb, por edhe moment shumë specifik për Evropën dhe botën. Kosova me lidershipin aktual mund të japë kontribut për të ardhmen e këtij vendi dhe për të ardhmen e njerëzimit", tha ai.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.