2006-09-23 12:55:41

Dje në Tiranë u shugurua ipeshkvi ndihmës, imzot Gjergj Frendo.


(24.9.06. RV) RealAudioMP3 Dje në ora 11. 00 në Kishën Katedrale të Shën Palit Apostull, në Tiranë, u shugurua ipeshkvi i ri ndihmës i kryeidioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo, misionar domenikan.
Ati i Shenjtë Benedikti XVI duke u përkujdesur për mbarëvajtjen e Kishës në Shqipëri, para disa muajsh ka emruar misionarin domenikan nga Malta, Atë Gjergj Frendon, ipeshkëv ndihmës për kryeipeshkëvinë e kryeqyetit të Shqipërisë.
Ndërsa dje shugurimin ipeshkvnor të ipeshkvit të ri të Tiranës izmot Frendos e bëri kryeipeshkëvi metropolit i Tiranës dhe presidenti i Konferencës Ipeshkëvore katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita në bashkëkremtim me kryeipeshkëvijë tjerë nga Malta, Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
Për këtë rast, për të marrë pjesë në këtë ditë gëzimi për Kishën e Tiranës, kishin ardhur nga Malta një grup besimtarësh e miqësh të ipeshkvit të ri bashkë me barinjët e tyre. Në Meshën solemne morën pjesë edhe shumë besimtarë nga e tërë kryeipeshkëvia por edhe nga mbarë Shqipëria.
Në homelinë e Meshës së shugurimit ipeshkvnor, imzot Rrok Mirdita, ndërmjet tjerash, tha:







All the contents on this site are copyrighted ©.