2006-09-21 19:23:55

Ja argumentet kryesore të programit të 21 shtatorit


(21.9.2006 RV) “Jetoni në bashkim të ngushtë me Krishtin, duke iu shmangur rrezikut të rënies në aktivizëm të tepruar.” Porosia e Papës Benediktit XVI dhënë një grupi ipeshkvijsh të rinj, pritur sot në audiencë në Kastel Gandolfo.

Filluan sot në Romë punimet e Mbledhjes plenare të Këshillit Papnor për laikët me temë: “Famullia e rigjetur: rrugët për ripërtëritje.”

Me ngashërim të madh sot në Nairobi, u mbajt funerali i motrës katolike Leonela Sgarbati, misionare vrarë në Somali, të dielën e kaluar, së bashku me truprojen.

“Jam e bindur se Islami dhe Perëndimi mund të dialogojnë dhe nuk besoj në ndeshjen e qytetërimeve”. Në mikrofonin e Radio Vatikanit opinioni i avokates iraniane Shirin Ebadi, çmim Nobel për paqen.

“Të angazhohemi për të bërë më shumë për një paqe afatgjatë”,. Kështu u shpreh Kofi Anan sot, në ditën ndërkombëtare të paqes.

Në Kinë, pas pesë ditësh burgim, Imzot Kinjing, ipeshkëv i Zhuzhuit u la i lirë.

Marko Lugonja, akuzuar se ka ndihmuar të fshihet ish-gjeneralin serb Ratko Mladiq, u arrestua sot në aeroportin e Beogradit. Lugonja, do të gjykohet javën e ardhshme së bashku me nëntë të pandehur të tjerë.

Duke shfletuar kalendarin, Kisha katolike kremtoi sot festën e Shën Mateut apostull dhe ungjilltar.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.