2006-09-20 17:59:29

Nesër salikimet e motër Leonelës: para se të vdiste i fali vrasësit.


(20.9.2006 RV)Nesër paradite në Nairobi të Kenias, do të kremtohen salikimet e Motër Leonela Sgorbatit, misionares së vrarë të dielën e kaluar në Mogadisho.
Njëkohësisht edhe në Nepi, në provinçën e Romës, e pikërisht në Shtëpinë e Përgjithshme të Kongregatës së Zojës Ngushëlluese, do të kremtohet Mesha për shpirtin e rregulltares. Motër Leonela do të varroset në Kenia, ku ka jetuar 30 vjet. Trupi i saj do të pushojë në paqe në varrezën e familjes së Zojës Ngushëlluese në Nazaret, një qytezë pranë Nairobit. Ndërkaq është arrestuar njëri nga dy vrasësit e murgeshës dhe janë ndaluar dy vetë që qenë dëshmitarë pamorë në vrasjen e saj.
“Ne mundemi vetëm të punojmë për mirësinë e për paqen, duke u përpjekur për ardhjen e Mbretërisë qiellore në të cilën falja do të fitojë mbi forcat e egoizmit, të urrejtjes e të pushtetit” – kështu shkruante Motër Leonela në një letër urimi drejtuar misionareve të vendlindjes, Piaçencës, me rastin e Krishtlindjes 1996. “Paqe e pajtim për të gjithë njerëzit” - për këtë i lutej gjithnjë Zotit, misionarja që dha shpirt duke shqiptuar tri herë: “Falje!”për vrasësit.









All the contents on this site are copyrighted ©.